Bie ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19, vetëm rreth 50 raste nga 2 mijë testime
Numri i infektimeve të reja në Shqipëri prej dy ditësh ka shënuar në nivel të ulët pasi janë evidentuar raste të reja vetëm rreth 50 të tilla. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë ditës së fundit ka pasur vetëm 51 raste nga 1 995 testime.
Nga ana tjetër ka pasur tre humbje jete të moshave 62-77 vjeç, duke e çuar në total numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë në 2,402 persona.
Nëse numri i rasteve të reja është në ulje, numri i të shëruarve ka ardhur duke u rritur. Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Statistikat (04 Maj 2021)
Testime totale 643,963
Raste pozitive 131,327
Raste të shëruara 112,626
Raste Aktive 16,299
Humbje jete 2,402
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13723
Fier 720
Shkodër 375
Durrës 250
Korçë 251
Gjirokastër 246
Vlorë 235
Elbasan 129
Dibër 100
Kukës 98
Berat 90
Lezhë 82
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta