Bie nën 150 numri i rasteve ditore me COVID-19
Nga kryerja e 1983 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 125 qytetarë, duke shënuar dhe numrin më të ulët të rasteve ditore pas shumë javësh.
Gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën katër pacientë të moshave 63 – 82 vjeç, duke e çuar në total numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë në 2 321 persona.
Rastet aktive në vend mbeten gati 28 mijë të prekur ku pjesa më e madhe prej gati 20 mijë janë vetëm në Qarkun e Tiranës.
Ndërkohë ditën e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Prill 2021)
Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta