Bie numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri, 9 persona humbin jetën

6 Prill 2021 | 17:57

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 141 raste të reja me COVID-19 në 2334 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 9 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore        141

Të shëruar në 24 orë     604

Të shtruar në spitale      256

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2334

Testime totale            575,055

Raste pozitive             126,936

Raste të shëruara        95,035

Raste Aktive                 29,618

Humbje jete                  2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20978

Fier      2556

Durrës   1233

Gjirokastër  1229

Shkodër  1028

Vlorë     743

Korçë   737

Kukës     346

Dibër    337

Elbasan  243

Lezhë     134

Berat     54

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026