Bie numri i përdoruesve të Facebook

3 Shkurt 2022 | 11:51

Numri i përdoruesve aktivë të rrjetit social Facebook, ka rënë për herë të parë në 18 vjet.

Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliardë në tremujorin e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në tremujorin paraprak.

Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet.

Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat tjera të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Snap dhe Pinterest.

Shef ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se rritja e kompanisë është dëmtuar, pasi audiencat, – kryesisht të rinjtë – kanë kaluar te rivalët.

Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.

Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.

Zuckerberg ka thënë se është i bindur se investimet në realitetin virtual do të kenë rezultatin e vet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026