Bie numri i rasteve të reja me COVID-19, shtatë persona humbën jetën

9 Prill 2021 | 18:36

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 286 raste të reja me COVID-19 në 2966 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 perona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96.672 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2,304 qytetarë, ndërsa qarku më i prekur vijon të mbetet ai i Tiranës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20346

Fier 2516

Durrës 1217

Gjirokastër 1180

Shkodër 1025

Korçë 718

Vlorë 699

Kukës 343

Dibër 342

Elbasan 227

Berat 106

Lezhë 100.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe maturi në respektimin e masave anti-covid. Sipas tyre, masat e vendosura janë të thjeshta, por tepër efektive për t’i bërë ballë përhapjes së mëtejshme të coronavirusit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026