Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 522 raste të reja me virusin.
Sot pati rënie të infektimeve në raport me një ditë më parë.
Rastet e reja kanë dalë nga 3030 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 2,259 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë shënuar 236,440 raste shërimi.
Aktualisht në Shqipëri janë 18,757 qytetarë të infektuar me COVID. 130 persona po marrin trajtim në spital, 21 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 31 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968