Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 77 raste të reja

17 Qershor 2020 | 18:36

Autoritetet shëndetësore në Kosovë në 24 orët e fundit kanë kryer 437 testime të dyshuara për COVID-19, ndërsa 77 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Sipas të dhënave, bëhet me dije se në tërë Kosovën janë aktualisht 831 raste aktive.

Rastet e të infektuarve janë respektivisht: 21 në Prishtinë, nëntë në Gjilan, nga shtatë në Mitrovicë dhe Podujevë, nga pesë në Drenas e Prizren, ndërsa më pak raste janë regjistruar në Viti, Vushtrri, Fushë Kosovë, Obiliq, Skenderaj, Ferizaj, Gjakovë e Mamushë.

Totali i rasteve të infektimit që nga shfaqja e virusit në vend është 1833, ndërkohë 968 janë shëruar dhe 34 kanë humbur jetën.

Ndërkohë, nga muaji Shkurt janë testuar 19 mijë e 749 mostra të dyshimta për COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026