Bie numri i të infektuarve, raportohen shtatë viktima nga Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë gjatë ditëve të fundit vihet re një situatë e qëndrueshme sa i takon pandemisë së Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për shtatë të vdekur dhe 385 të infektuar të rinj.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili bën të ditur se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 351 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga coronavirus në 35.790.
Aktualisht në Kosovë numërohen 1240 viktima nga Covid-19, numër ky tepër i lartë në raport me popullsinë.
“Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të zbatojnë masat anti-covid si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta