Bie numri i të infektuarve, regjistrohen 8 raste të reja në Tiranë, Durrës dhe Krujë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar në të gjithë vendin 8 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e të prekurve deri tani në 989 persona. Lajmi u dha nga doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.
Ajo shpjegoi se 79 % e të prekurve nga pandemia tashmë janë shëruar. Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 janë zbuluar në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe në Krujë.
Sipas MSH-së, gjatë orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, ndërkohë në shërbimin infektiv ndodhen16 pacientë të shtruar, dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
“Ju paraqesim situatën epidemiologjike të Covid19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë”, tha ajo.
Aktualisht në të gjithë vendin regjistrohen 175 raste aktive, ndërsa qytetet dominuese janë Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Kruja.
“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, shtoi znj. Daja.
Statistika e COVID-19
Testime totale 14459
Testime molekulare 13133
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 989
Raste të shëruara 783
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta