Bie numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, por jo i viktimave

22 Nëntor 2020 | 15:47

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një ulje e rasteve të reja, por numri i vdekjeve mbetet i lartë nga coronavirus.

Kështu, MSH-ja thotë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 qytetarë, ndërsa nga 2.084 testime, 565 kanë rezultuar të prekur.

Pavarësisht rritjes së të infektuarve, 373 qytetarë kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht bëhet e ditur se në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive dhe gjashtë  janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë 801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokaster 476.

Rritja e të prekurve ka çuar drejt ezuaurimit të kapaciteteve në shtretër në tre spitalet Covid, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një afat konkret se kur do të hapet spitali Covid 4 për të t’i bërë ballë fluksit të shtuar të infektimeve.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji pa sot nga afër ambientet e spitalit Covid 4, ndërsa tha se përveç rojeve që ruajnë objektin nuk ka vërejtur asnjë mjek apo infermier në këtë godinë.

Pas një vëzhgimi të kryer nga kamera e Euronews Albania konstatohet se në spitalin Covid 4 janë vendosur hekura në pjesën e jashtme të dritareve, me qëllim parandalimin e skenarëve të mëparshëm, ku disa pacientë të gjendur në kushte të rënduara psikologjike i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritaret apo ballkonet e spitaleve. 

“Brenda nuk ka asnjë personal dhe dritat janë të fikura. Dritaret janë pajisur me hekura mbrojtëse për të shmangur rastet, ku për shkak të problemave me sëmundjen e tyre, pacientët janë hedhur nga dritarja duke i dhënë fund jetës. Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë mjek apo infermier. Të vetmit punonjës që ndodhen në spitalin Covid 4 janë punonjësit që ruajnë godinën”, raportoi gazetari Salianji. 

Lexoni gjithashtu:

Pacienti me COVID-19 hidhet nga ballkoni i Infektivit

U hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026