Bie numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë

24 Dhjetor 2020 | 14:15

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1287 teste të dyshuara me Covid-19, ndërsa 309 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Të dhënat janë bërë publike nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili shton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjashtë pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në total numrin e viktimave në 1290.

“Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive si dhe të kryejnë teste nëse kanë shenja të ngjashme me ato të Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026