Bie numri i testimeve, 13 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë në 24 orët e fundit janë zbuluar 609 raste pozitive nga 1590 teste të kryera. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili shton se 13 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 939.
“Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864”, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive në Kosovë:
Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.
Ministria e Shëndetësisë si dhe specialistët e shëndetit u kanë bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve, që të respektojnë masat anticovid, të ruajnë distancën dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime të shumta.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta