Bie prodhimi i energjisë, KESH nis të blejë energji jashtë

26 Qershor 2024 | 17:22

Hidrocentralet në Drin nuk po prodhojnë energji për të mbuluar nevojat vendase. Për këtë arsye, KESH ka nisur të blejë energji elektrike jashtë vendit, duke shpenzuar për 2 javë rreth 10 mln euro.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve ka rikthyer nevojën për të ulur prodhimin e energjisë elektrike dhe për ta blerë atë në tregjet e huaj.

Përgjatë dy javëve të fundit, KESH ka shpallur tre ankande për të blerë mbi 95 mijë megavat dhe i ka finalizuar ato duke paguar 9.8 mln euro.  

Çmimi i një megavati është kuotuar në gjatë muajit qershor nga 65 deri në 220 euro, por KESH ka arritur të bëjë blerje me cmim mesatar 105 euro.

Ky vit ka qenë i mbarë për sistemin energjitik vendas, me një normë prodhimi rrethe 30% më të lartë se vitin e kaluar.

Shit-blerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme në procedurat që realizon KESH për të menaxhuar tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, ku gjatë këtij viti në Fierzë dhe Koman niveli i ujit ka qenë në kuotat më të larta historike.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026