Bien platformat Facebook, Instagram dhe Whatsapp

4 Tetor 2021 | 18:05

Rrjeti social Facebook së bashku me aplikacionet Instagram dhe Whatsapp kanë pushuar së funksionuari gjatë pasdites së sotme.

Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë pjesë e të njëjtës kompani, Facebook.

Mediat e huaja e raportojnë për një “rënie” në nivel global të këtyre rrjeteve.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e funksionimit të rrjeteve sociale, regjistroi gati 80.000 ankesa për WhatsApp-in dhe më shumë se 50.000 për Facebook-un, raportoi BBC.

Shefi i komunikimit të kompanisë Facebook, Andy Stone, përmes një njoftimi të Twitter ka bërë me dije se kompania është në dijeni për rënien e platformave dhe po punohet për t’i sjellë sa më shpejt në gjendjen e mëparshme të funksionimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026