Bien shtrimet e të moshuarve nga COVID-19, dominojnë grupmoshat 35-60 vjeç

19 Prill 2021 | 16:33

Në spitalet ku trajtohen pacientët me COVID-19 sirenat e ambulancave po dëgjohen gjithnjë e më pak. Mjekja e spitalit Infektiv Entela Ramosaço  na tregon se aktualisht ka më pak të moshuar të shtruar në spitale, ndërsa mbizotëruese është grup-mosha 35-60 vjeç.

“Duke qenë se numri i shtrimeve është reduktuar, mund të themi që në urgjencën e shërbimit tonë mund të bëhen këtë periudhë në 5, 6 maksimumi deri në 10 shtrime në 24 orë. Ka rënë numri i moshave të treta të cilët hospitalizohen dhe unë besoj se është efekti i vaksinës, ndërsa personat e tjerë që nuk janë vaksinuar sidomos grupmoshat 40-60 vjeç duhet të jenë shumë të vëmendshëm”, u shpreh Entela Ramosaço, mjeke infeksioniste në QSUT.

Rënia e infektimeve ditore sipas mjekes nuk duhet të shoqërohet me neglizhencën ndaj masave kundër COVID-19.

“Rastet që vijnë janë forma më të rënda, forma të cilët kanë nevojë për asistencë reanimatore dhe aspiratore në shërbim. Mbrojtja nëpërmjet maskës dhe distancës do vazhdojë të jetë derisa të vaksinohen qytetari i fundit, nga ana tjetër duhet ta dimë që për shkak të mutacioneve që ky virus shkakton, duhet të jemi të vëmendshëm për mundësinë e ri infektimeve”, tha znj. Ramosaço.

Spitalet COVID 3 dhe 4 aktualisht nuk kanë pacientë, por sipas ministrisë së shëndetësisë ata do jenë në gatishmëri për çdo rast. Në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi por dhe tre spitalet rajonale të shtruar janë rreth 170 pacientë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026