Bien të ardhurat, 220 milionë euro më pak në arkat e shtetit, shkak pandemia e COVID-19
Të ardhurat buxhetore gjatë muajit maj ranë me 30 për qind, për shkak të efekteve të koronavirusit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në muajin maj u arkëtuan në buxhet 27.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej gati 30 për qind me bazë vjetore. Për dy muaj e gjysmë, që prej fillimit të pandemisë, buxheti ka arkëtuar rreth 220 milionë euro më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore u tkurrën me 7.5 për qind në muajin maj, me bazë vjetore, teksa kriza preku dhe punësimin dhe shumë kompani u detyruan të nxirrnin nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre.
Ndërkohë, defiçiti buxhetor është rritur me 6.7 për qind në 5 mujorin e parë të këtij viti.
Prej 9 marsit 2020, Shqipëria po vuan efektet e pandemisë së COVID-19. Pas një mbyllje prej më shumë se një muaji të aktiviteteve sociale dhe ekonomike. Bizneset po hasin mjaft vështirësi në rinisjen e punës, ndërsa qeveria është detyruar të parashikojë paketa ndihmash financiare dhe gjithashtu rishikojë sistemin fiskal.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni