Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 32 jetë të humbura dhe 928 të shëruar
Ditët e fundit janë rritur dukshëm rastet me Covid-19 edhe në Kosovë. Mbrëmjen e djeshme rezultuan 53 raste pozitive, ndërsa 7 pacientë të tjerë janë shëruar.
Rastet e reja janë konfirmuar; 18 nga Vushtrria, 18 nga Prishtinë, 11 nga Istogu, 3 Rahovec, dhe nga 1 në Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë.
Ndërsa nga data 8 shkurt deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultuan gjithsej 1.437 raste, kurse 32 qytetarë humbën betejën me virusin. Sipas mjekësisë kosovare, këto persona kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Që nga fillimi dhe deri ditën e djeshme, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 928.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbajtur në survejim të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i detyruar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma apo shenja të COVID-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta