Biletat e fundit në Champions, sot luhet për gjithçka në grupin H, Messi dhe Ronaldo takohen sërish
E marta rezervon përballje mjaft interesante në Champions League, ku pa diskutim vëmendja do jetë tek grupi H, aty ku Manchester United, PSG dhe Lajpcig do të përcaktojnë dy skuadrat që do të avancojnë për në raundin tjetër.
Kampionët e Francës duken më të avantazhuar, pasi me një barazim në takimin me Istanbul Basaksehir do ishte i mjaftueshëm për të kaluar më tej.
Lajpsig duhet të marrë maksimumin e pikëve ndaj Manchester United nëse kërkon të shkojë më tej.
Pa diskutim që sytë e gjithë botës do të jenë dhe tek ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës, pasi në fushë do të zbresin Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në takimin e parë në Torino, portugezi ishte me covid, duke e shtyrë për mbrëmjen e kësaj të marte.
Dy futbollistët nuk janë përballur me njëri tjetrin që kur Ronaldo u largua nga Spanja dhe të gjithë presin takimin e dy yjeve të futbollit. Në grupin e G, Ferencvaros i Myrto Uzunit do të përballet me Dynamo Kive, për të kërkuar vendin e tretë, çka do e dërgonte në Europa League.
Në grupin F, Dortmund kërkon vendin e parë, por i duhet të mos gabojë në transfertën e Zenit. Verdhezinjtë e kanë siguruar kualifikimin për në raundin tjetër që në takimin e një jave më parë.
Lazio në anën tjetër luan gjithçka ndaj Club Brugge. Me një fitore italianët do siguronin vendin e dytë.
Në grupin E janë përcaktuar të gjitha verdiktet, pasi Chelsea siguroi vendin e parë në grup një javë më parë, ndërsa Sevilla u pozicionua e dytë ndërsa Krasnodar duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen në Europa League.
Lexoni gjithashtu:
Barcelona-Juventus, Messi dhe Ronaldo përballen në Champions League
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta