Biletat në treg të zi, interesimi i jashtëzakonshëm shumëfishon çmimet zyrtare
Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen me Poloninë ka bërë që çmimet e biletave në treg të zi të shumëfishohen. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e takimit, ndërsa rreth 700 tifozë polakë kanë mbërritur në Shqipëri.
Bileta më e lirë për ndeshjen me Poloninë në tribunat pas portave është tetëfishuar në tregun e zi. Çmimi zyrtar i saj është 1 mijë lekë, por jashtë kamerave qytetarë të interesuar për të parë takimin thanë për Euronews Albania se bileta i ishte ofruar për 8 mijë lekë. Edhe biletat e tribunave të tjera, që variojnë nga 1 mijë e 500 lekë deri në 18 mijë lekë në tribunën VIP, janë shumëfishuar në tregun e zi.
Ndërkohë, tifozët polakë që kanë mbushur rrugët e Tiranës, nuk ngurrojnë të bëjnë edhe parashikimin e tyre për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
“Shpresoj të fitojmë 2 me 0 me gola të Levandofskit dhe Zviderskit”, thotë një prej tyre.
Policia ka lajmëruar që tifozët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe në rast incidentesh do të ndërhyjë edhe në brendësi të stadiumit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta