Bimët medicinale pa krah pune, vështirësi në grumbullim, rrezikohen miliona dollarë të ardhura
Malësia e Madhe mban peshën kryesore të prodhimit të bimëve medicinale në vend.
Në territorin e kësaj bashkie janë të mbjella 75% të bimëve mediciale të të gjithë territorit të Shqipërisë.
Por, si është ky vit për fermerët që të ardhurat kryesore i sigurojnë nga tregtimi i këtyre bimëve?
Euronews Albania takoi nga afër fermerët e këtyre zonave teksa po korrnin produktet e tyre.
Agim Ramaj prej 3 dekadash merret me kultivimin e sherbelës dhe bimëve të tjera medicinale.
Fermeri shprehet se nuk është e lehtë të kultivosh këto bimë. Dimri që kaloi ishte i vështire e si pasojë ka dëmtuar prodhimet.
“Bimët aromatike mjekësore janë të vështira, puna në to është e bukur. Fitimi tek fermerët është i konsiderueshëm. Secili vit ka të veçantat e veta, por ky vit nuk ka qenë i mirë, pasi kishim një dimër të lagësht”, u shpreh z. Ramaj.
Problematika kryesore në këtë periudhë të korrjes së bimëve mbetet gjetja e krahut të punës, pasi shumica e të rinjve kanë emigruar.
Në një parcelë të mbjellë me sherbelë takojmë Hilmi Zekën, i cili prej 25 vitesh kultivon këto bimë.
Edhe për z. Zeka është shumë e vështirë gjetja e punëtorëve për të korrur bimët. Sipas fermerit kjo shkaktohet nga çmimi i ulët dhe mungesa e kontratave me firmat e mëdha që mbledhin këto produkte dhe i eksportojnë jashtë vendit.
“Është e vështirë se fuqi punëtore ka pak. Në Lezhë ka shkuar për punëtorë. S’ka punëtorë, tregu është i ulët, çmimi i ulët”, tha ai.
Sipas Zekës, ndihma nga shteti duhet të jetë më e madhe me anë të subvencioneve.
Konstandin Hajkola, drejtues i Drejtorisë së Teknologjisë Bujqësore vë në dukje problemin e fuqisë bujqësore që po dëmton produktin që po thahet në toka.
“Këtë vit situata paraqitet mjaft premtuese, pasi edhe bima e sherbelës edhe bima e livandës, paraqiten mirë. Shqetësimi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore”, tha ai.
Të ardhurat nga kultivimi i bimëve medicinale sipas zyrtarëve në Malësinë e Madhe për fermerët pritet që këtë vit t’i kalojnë 10 milionë dollarë, ndërsa në të gjithë vendin përfshirë dhe eksportet pritet t’i kalojnë 50 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti i ekonomisë, Stringa propozon disa hapa për përmirësimin e situatës ekonomike në vend
- Shqipëria e fundit në Europë për konsumin dhe të ardhurat për frymë, thotë Eurostat
- Faturimi i energjisë, Eurostat: Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta