Bisdat e sulmit ndaj Houthi-ve në Signal, Trump mbron Hegseth

21 Prill 2025 | 18:45

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, reagoi të hënën ndaj raportimeve se ai ndau detaje rreth një sulmi të afërt kundër rebelëve Houthi në Jemen në një bisedë të dytë grupore në aplikacionin Signal, e cila përfshinte gruan dhe vëllain e tij.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ku mori pjesë në një aktivitet familjar, Hegseth e cilësoi raportimin si “njollosje anonime” të nxitura nga “ish-punonjës të pakënaqur dhe media të etura për sensacion”.

“Kam folur me presidentin dhe jemi në të njëjtën faqe gjatë gjithë rrugës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë,” tha Hegseth, pa mohuar konkretisht akuzat për ndarjen e informacionit të ndjeshëm ushtarak.

Presidenti Donald Trump doli në mbështetje të Hegseth, duke theksuar se ai ka “besim të madh” tek Sekretari i Mbrojtjes dhe e cilësoi çështjen si një tjetër përpjekje për ta diskredituar.

“Ja ku shkojmë përsëri. Vetëm humbje kohe. Ai po bën një punë të shkëlqyer,” tha Trump për gazetarët. “Pyetni Houthi-t se si po ia dalin.”

Sipas burimeve të ABC News, mesazhet në aplikacionin e koduar Signal përfshinin informacione rreth një goditjeje të planifikuar ndaj Houthi-ve dhe u ndanë me persona që nuk kanë rol zyrtar në mbrojtje – përfshirë gruan e Hegseth, Jennifer, vëllain e tij dhe avokatin personal. Rasti u zbulua pasi kryeredaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua gabimisht në bisedë.

Inspektori i përgjithshëm i Pentagonit ka nisur një hetim të pavarur mbi përdorimin e aplikacionit nga Hegseth për të diskutuar veprime ushtarake jashtë kanaleve zyrtare të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026