Biseda/ Ervin Mata-Breçanit për HEC-in: Do të nis 500 mijë € nga llogaria e Elvanës

22 Nëntor 2023 | 21:30

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e Sky Ecc lidhur me ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçanin. Ky mesa duket kishte dijeni për veprimtaritë e paligjshme të djalit të tij. Eralbi Breçani bashkepunote me Ervin Matën për trafikun e kokainës.

Sipas dosjes së SPAK Ervin Mata i cili ka edhe lidhje krushqie me Erzen Breçanin, pasi motra e tij është martuar me djalin e Erzenit, i thotë se do t’i ofrojë 500 mijë euro për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i.

Në një moment tjetër në dosje përmendet emri i këngëtares Elvana Gjata si garancia e kalimit të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata. Këngëtarja siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare. Kjo del nga një bisede mes Erzen Breçanit dhe të birit.

Zbardhja e bisedës

Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC i dërgon mesazh zanor (i paidentifikuar X) më përmbajtje:

Erzen Breçani: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzen Breçai komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, pwrdoruees i SkyECC Eralbi Breçani. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

Erzen Breçani: Persh. A është ky. Tini i joti. Toni. Ok. Sa e kam unë apo atë që ta thash. Ma bleu Bujari me 80 ditë i mbushur. Nga që na kanë përgjuar…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro borxh.E mbaroi punët sa t’i kalosh këto halle. I thashë jo ne asnjë mënyrë. I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerëz unë që i sjellin sa te dush.

Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtëm bashkë.. Tash sa ka i bjen ne mend hic për HEC-in me than te drejtën…Nuk i thash unë nismi m’tha vet e i thash ne asnjë mënyrë.

Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrugë hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof unë këto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mëshire te fatit. I thash Ramizit sot nuk kam lek me të dhanë, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kanë shnosh për veti e lej punët që rrezikojnë se apo e shef si mu kanë vu mue e Bujarit, tan shteti ne shpin…

Nga biseda e zhvilluar ku përmenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurisë fizike dhe nder tjera edhe shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetëm dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja për ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetëm “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026