Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak optimist për rolin e administratës së re të Biden

20 Nëntor 2020 | 09:53

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak shpreson se me presidentin e zgjedhur Joe Biden do të ketë një bashkëpunim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më të afërt të mundshëm me partnerët tanë të SHBA-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, tha Miroslav Lajçak në një diskutimin virtual organizuar nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins.

Lajçak tha se çdo marrëveshje që mund të arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane sepse përveç normalizimit të marrëdhënieve, qëllim po aq i rëndësishëm është të afrojë Kosovën dhe Serbinë më pranë Bashkimit Evropian”.

Megjithatë ai qartëson se nuk është dakord me filozofinë që për çfarëdo që palët bien dakord, “ne duhet ta pranojmë sepse ne (BE) jemi gjithashtu mbrojtësi i vlerave evropiane”.

“Ne duhet të sigurohemi që rezultati përfundimtar do t’i afrojë ata me Bashkimin Evropian dhe jo t’i çojë më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se produkti përfundimtar, marrëveshja përfundimtare do të jetë e pranueshme për vendet anëtare të BE-së dhe gjithashtu për vendet e rajonit”, tha ai.

Një alternativë që nuk do t’i plotësonte këto parametra sipas tij ishte ideja e shkëmbimit të territoreve.

“Ne jemi këtu për të qenë pjesë e një zgjidhjeje evropiane, një zgjidhje për shekullin 21 dhe jo zgjidhje që bazohet në shekullin e 19-të”, përfundoi ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026