Bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák viziton Prishtinën në fillim të javës së ardhshme
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák, pritet që në fillim të javës së ardhshme të vizitojë Prishtinën.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Prishtinë, që prej se mori postin e emisarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shumë se dy muaj më parë. Këtë lajm, për Radion Evropa e Lirë, e konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel.
Nga zyra e Lajčák ende nuk janë përgjigjur nëse ai do ta vizitojë edhe Beogradin apo do të qëndrojë vetëm në Prishtinë.
Për shkak të vështirësive të udhëtimit, si pasojë e masave të vendosura kundër pandemisë së koronavirusit, Miroslav Lajčák pritet që për në Kosovë të vijë përmes Shqipërisë. Ai pritet të qëndrojë në Prishtinë për disa ditë.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, në Prishtinë pritet të ketë një zyrë me tre këshilltarë. Ndërkaq, në Beograd, ekipi i tij pritet të përbëhet nga pesë këshilltarë. Ai për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, po ashtu në Bruksel ka një ekip prej shtatë anëtarësh.
Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me liderët politikë, me të cilët do të diskutojë për përgatitjet rreth rifillimit të dialogut.
Por, ende nuk dihet nëse ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili në disa raste ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga , Miroslav Lajčák, pasi diplomati që vjen nga Sllovakia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta