Bizneset rreth impiantit të stadiumit “Air Albania” cenojnë sigurinë për ndeshjet ndërkombëtare

25 Mars 2021 | 19:05

Zgjerimi i bizneseve rreth stadiumit “Air Albania” është kthyer në një shqetësim serioz për organizimin e ndeshjeve. Strukturat e betonit dhe hekurit që janë zgjeruar rreth impiantit kanë krijuar vështirësi për policinë që të marrë përsipër sigurinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit.

Ndeshja e fazës kualifikuese për kampionatin botëror mes Shqipërisë dhe Anglisë u vendos në pikëpyetje, pasi policia e shtetit e konsideroi si burim rreziku vendosjen e bizneseve rreth stadiumit. Pas takimit mes përfaqësuesve të FSHF-së dhe drejtuesve të policisë së Tiranës, uniformat blu morën përsipër marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eksportimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.  

Rreth stadiumit “Air Albania” prej muajsh janë ngritur biznese, të cilat janë ngritur struktura betoni dhe hekuri, çka konsiderohen si të rrezikshme për mbarëvajtjen e një ndeshje Kombëtare dhe ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka ngritur shqetësimin në lidhje me shtrirjen jashtë perimetrit të caktuar të bizneseve që në datën 18 mars, ku iu drejtuar përmes një letre Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit që të lirojë hapësirat rreth stadiumit “Air Albania”. Kërkesa e bërë nga FSHF nuk u morr parasysh nga IKMT, çka vuri në pikëpyetje organizimin e ndeshjes që është programuar të luhet në datën 28 mars në orën 18:00 në stadiumin Air Albania. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026