Bjellorusia liron 123 të burgosur pas marrëveshjes me SHBA-në
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, liroi të shtunën 123 të burgosur, përfshirë fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bjalyatski, dhe figurën udhëheqëse të opozitës, Maria Kalesnikava, pas dy ditësh bisedimesh me një të dërguar të Presidentit Donald Trump, sipas një njoftimi të SHBA-së.
SHBA-të kanë rënë dakord të heqin sanksionet mbi potasin, një përbërës kyç në plehrat kimike dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
Lirimi i të burgosurve ishte vendimi më i madhi që ka ndërmarrë Lukashenko që nga momenti kur administrata Trump nisi këtë vit bisedime me liderin autoritar veteran, aleat të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
Qeveritë perëndimore e kishin shmangur më parë për shkak të shtypjes së mospajtimit dhe mbështetjes së tij për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Bialiatski, bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqen 2022, është një aktivist i të drejtave të njeriut që luftoi për vite me radhë për të burgosurit politikë përpara se të bëhej vetë një i tillë. Ai kishte qenë në burg që nga korriku i vitit 2021.
Gjithashtu u liruan Maria Kaleshnikova, një udhëheqëse e protestave masive kundër Lukashenkos në vitin 2020, dhe Viktor Babaryka, i cili u arrestua atë vit ndërsa përgatitej të kandidonte kundër presidentit në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit