Bjellorusia reagon ndaj mbylljes së kufirit nga Lituania: Provokim politik

27 Tetor 2025 | 14:03

Këtë të hënë, Bjellorusia i është përgjigjur vendimit të Lituanisë për të mbyllur kufirin e saj, pasi kjo e fundit identifikoi disa objekte, balona me helium, të cilat hynë në hapësirën e saj ajrore.

Bjellorusia e quajti këtë veprim “një provokim të hartuar për të justifikuar politikat anti-bjelloruse dhe për të zgjeruar sanksionet”, raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ai shtoi se mbyllja e kufirit pati implikimet e para praktike me ndërmarrjen shtetërore bjelloruse, Minsktrans, që anuloi disa linja autobusësh për në Letoni dhe Lituani “për shkak të mbylljes së vendkalimeve kufitare lituaneze”.

Ndërkohë, Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se Budapesti ende shpreson që bisedimet SHBA-Rusi të mund të zhvillohen aty dhe përsëriti se qeveria ishte e përgatitur t’i priste ato “në çdo kohë”.

Ai tha se e diskutoi këtë drejtpërdrejt me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe priste që kjo temë të ngrihej në diskutim gjatë vizitës së Orban për të takuar Donald Trump në Uashington javën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026