Blendi Çeka: Votat e pavlefshme janë pasojë e gabimeve njerëzore të votuesve
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Blendi Çeka, tha në studion e “Ilva Now” se sipas tij, votat e pavlefshme gjatë zgjedhjeve të 25 prillit janë bërë si arsye e gabimeve njerëzore të votuesve.
“Nga mënyra se si shikohet shpërndarja e votave të pavlefshme, pa dyshim që është gabim njerëzor”, u shpreh z. Çeka.
Sipas z. Çeka këto gabime kanë ndodhur për shkak se votuesit nuk kanë pasur informacion të mjaftueshëm.
“Masivisht është gabim njerëzor pasi qytetarët kanë pasur një ide se çfarë dëshironin të votonin por për arsye të mungesës së informacionit kanë prodhuar sjellje tjetër ose kanë bërë shënime në fletë dhe ajo ka rezultuar e pavlefshme” tha analisti Çeka.
Blendi Çeka evidentoi se fenomeni i votave të pavlefshme është i shpërndarë statitikisht në mënyrë të ngjashme thuajse në të gjitha qarqet përveçse në Elbasan, Lezhë dhe Berat. Argumenti i z. Çeka në lidhje me këto qarqe ku ka më tepër vota të pavlefshme është se, meqenëse qytetarët në këto qarqe votojnë partitë e mëdha si edhe kandidatët e tyre kryesorë, kanë ngatërruar numrin e partisë me atë të kryetarëve.
“Këtu ka një probabilitet që gabimi të ketë qenë më i madh pasi duhet të lidhet me një parti të madhe dhe me një kandidat kryesor të partisë së madhe. Për shembull në Lezhë mund të jetë z. Marku ose znj. Nikolla, drejtuesit e qarkut lidhen me partitë”, tha Blendi Çeka.
Blendi Çeka shtoi gjithashtu se duhet verifikuar nëse mund të ketë raste që votat janë bërë të pavlefshme në mënyrë të qëllimshme nga komisionerët.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit