Blendi Klosi: Kemi shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se Shqipëria deri tani ka shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm. Sipas tij, vendi ynë do të duhet të rrisë kapacitetet akomoduese por edhe për infrastrukturë turistike duke iu referuar porteve dhe aeroporteve.
“Nuk e kemi arritur akoma 1/3 e kapacitetit. Kemi të pashfrytëzuar fare, turizmin blu, turizmin e detit. Nëse rrugët kanë probleme, deti është i njëjtë dhe ne këtu mund të kapim po të njëjtin turizëm si Greqia. Shqipëria ka shumë nevojë për rritjen e kapaciteteve akomoduese për krijimin e infrastrukturës për të bërë turizëm portet dhe aeroportet”, deklaroi ministri Klosi gjatë emisionit “Raw Politics”.
Shqipëria tha ai këtë sezon veror ndodhet në një situatë të favorshme nisur edhe nga numri i ulët i infektimeve me COVID-19 dhe foli për zgjerim të tregjeve të reja në prurjet turistike.
“Sot jemi një vend atraktiv dhe vend i pëlqyer nga operatorët turistikë. Janë disa destinacione të reja qoftë nga vendet arabe dhe nga Rusia. Kemi kapur një treg të ri në rajon, serbët por dhe nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi z. Klosi.
Ministri i Turizmit foli edhe për nevojën për të rritur cilësinë e shërbimit duke thekuar se këtë vit kjo do të jetë një problematikë. Sipas tij kjo vjen nga disa faktorë, një prej të cilëve rritja e madhe në këtë sektor.
“Problematika e këtij viti do të jetë shërbimi. E shoh me shumë shqetësim. Ne nuk e kemi pasur turizmin një sektor historik. Shoqëria do të duhet të fillojë të përgatitet, kemi folur shumë për arsimin profesional. Duke krijuar biznes të qëndrueshëm në turizëm do të ketë rritje të cilësisë së shërbimit”, deklaroi z. Klosi.
Gjithashtu ministri ngriti dhe shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane duke thënë se mbetet një problem i pazgjidhur dhe për këtë pjesën më të madhe të fajit ia hodhi pushtetit lokal.
“Do të duhet të trajtohen krejt ndryshe venddepozitimet e mbetjeve urbane. Unë jam prej shumë kohësh ministër i Mjedisit dhe nuk më takon mua ta them këtë, por mënyra se si e menaxhojmë ne sot, vazhdon të jetë kriminale. Pushteti lokal vazhdon të shfrytëzojë shtratin e lumenjve si venddepozitim”, përfundoi ai.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta