Blendi Klosi tregon pse bregdeti shqiptar do konkurrojë gjithë vendet e rajonit këtë sezon turistik
Pavarësisht se prej 3 ditësh ka nisur zyrtarisht nisja e plazhit në ambientet e hoteleve, numri i vizitorëve është i pakët, si pasojë e anulimeve për shkak të pandemisë. Zonat më të goditura janë ato përreth Adriatikut të cilat u goditën edhe nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar.
Operatorët flasin për një sezon mbijetese, ndërsa këtë vit do të shpresojnë për një turizëm patriotik. Paqartësia me lëvizjet dhe hapjen e kufijve ende krijon probleme për zhvillime në këtë sektor.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ministri i Turizmit, Blendi Klosi u shpreh optimist se bregdeti shqiptar do të jetë konkurrent shumë i mirë i të gjitha vendeve të rajonit gjatë këtij sezoni turistik. Kjo sipas tij, lidhet me natyrën e sektorit të turizmit në Shqipëri që bazohet kryesisht në biznese familjare.
“Bregdeti shqiptar, për shumë arsye edhe këtë vit do të jetë konkurrent për shumë vende të tjera të ranjonit, pasi strukturat hoteliere në Kroaci, Slloveni, Greqi do ta kenë shumë të vështirë të operojnë, pasi kostot e operimit janë shumë të larta, koha është shumë e shkurtër me të cilën ne mund të përfitojmë nga sezoni turistik dhe ju bie më mirë të jenë të mbyllur se sa të hapen për dy muaj.
Ndërkohë që hotelet shqiptare janë akoma hotele në rritje, kryesisht biznese familjare, biznese që menaxhohen shumë më kollaj dhe që e kanë të panevojshme të rrinë për një kohë të gjatë të mbyllur”, tha ministri.
Z. Klosi shpjegoi se protokollet e sigurisë që duhet të ndjekin hotelet tashmë, pas hapjes së mëtejshme të vendit, janë reduktuar në një set rregullash shumë më të lehtësuara por që sigurojnë mbrojtjen nga rreziku i virusit përmes distancimit social dhe higjienës.
Sipas ministrit, situata e krijuar nga pandemia, kur ende nuk kemi fluks turistësh i ka favorizuar që të hartojnë një sistem të thjeshtë për qytetarët, të mirë për hotelet dhe bashkitë që do fitojnë më shumë nga shfrytëzimi i plazheve.
“Kemi një sistem të ri të vijës bregdetare për plazhet publike, ku qytetarët mund të bëjnë plazh si di të duan dhe një pjesë e konsiderueshme iu është dhënë privatëve, ku 80 për qind do të jenë më shezllonë dhe çadra dhe 20 për qind do të jetë e lirë për qytetarët. Kemi rritur transparencën në menaxhimin e plazheve, duke shtuar hapësirën për plazhet publike, por edhe për hotelet”, tha ministri.
Teksa theksoi faktin se Shqipëria si vendi i parë në rajon që hap kufijtë pas asnjë kufizim me fqinjët, ministri shtoi se baza e turizmit këtë vit do të jetë turizmi patriotik, ai që vjen nga toka.
“Për fluturimet charter jemi të hapur, por kjo është një vendimmarrje që i takon vendeve të Evropës, të cilët kanë vendosur që këtë hapje ta bëjnë pas 10 qershorit, duam shumë që kjo datë të shënojë edhe fluturimet e para charter me turistë drejt vendit tonë”, tha ministri Klosi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta