Blenë zjarrfikëse të prishur, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës

29 Tetor 2021 | 16:14

SPAK ka arrestuar 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës për abuzim me një tender në vlerën e 7 milion lekëve.

Automjeti i blerë për zjarrfikëset e qytetit ka rezultuar jashtë funksionit dhe nuk është përdorur në raste ndërhyrjesh emergjente.

Tenderi për blerjen kësaj auto-shkalle për zjarrfikësen e qytetit, ka çuar në pranga 6 zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

U arrestuan 3 anëtarë të grupit të specifikimeve teknike të tenderit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe 3 anëtarë të vlerësimit të ofertave për tenderin me vlerë 7 milionë lekë.

Nën akuzë janë edhe 4 administratorë, ortakë dhe punonjës të 3 shoqërive që morën pjesë në garë dhe që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për pjesëmarrjen në këtë tender.

Për 6 zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 2 prej përfaqësuesve të kompanive private në këtë procedure prokurimi Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest me burg ndërsa për 2 shtetase është caktuar masa e arrestit në shtëpi dhe detyrimit të paraqitjes.

Tenderi është zhvilluar nga bashkia e Durrësit në qershor të 2020-ës por auto-shkalla ka rezultuar jashtë funksionit ndërsa hetimet e SPAK për këtë rast janë zhvilluar në bashkëpunim me drejtorinë hetimore në Policinë e Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026