Blerja e ‘Benzit’ 600 mijë eurosh çon në burg ish-ministren e Brendshme në Maqedoninë e Veriut

29 Shtator 2020 | 05:46

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut për të vuajtur dënimin me 4 vite për keqpërdorim të funksionit gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Ajo u shpall fajtore për blerjen e një ‘Mercedesi’ luksoz 600 mijë euro në emër të ministrisë, por që privatisht e përdorte ishte kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati.

Jankullovska me vetëdije kishte harxhuar para nga buxheti i ministrisë për të plotësuar kërkesat e ish- kryeministrit. 

Jankullovska ishte dënuar një vit më parë, por për shkak se kishte fëmijë të vogël të porsalindur dhe për shkak të ankesave ndaj vendimit, dënimi i saj po ekzekutohet tani.

Fillimisht Jankullovska ishte dënuar me 6 vite burg, por instancat më të larta gjyqësore ia ulën dënimin në 4 vite. 

Drejtori i burgut Aleksandar Donev konfirmoi për Euroneës Albania se Jankullovska është dërguar me polici në orën 17:00 të pasdites të së hënës dhe është vendosur në repartin e femrave të burgut. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026