Qarkullonin dollarë të falsifikuar, arrestohen dy të rinj në Tiranë

18 Prill 2022 | 11:56

Dy të rinj nga Kavaja dhe Rrogozhina janë arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Tiranë pasi dyshohet se kanë futur në qarkullim dollarë të falsifikuar.

Ndalimi i tyre erdhi pasi policia kishte marrë informacion se disa persona hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.

Dy të rinjtë, përveç kryeqytetit, dyshohet se kanë bërë një gjë të tillë dhe në qytete të tjera të vendit.

Në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur sasia e parave të falsifikuar që është sekuestruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026