Blinken kthehet në Izrael për takime me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tel Aviv, ku pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin izraelit të menaxhimit të luftës.
Takimi i tij i parë me Netanyahun është planifikuar për rreth orës 06:00.
Kryediplomati amerikan ishte në Izrael javën e kaluar, disa ditë pasi Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse në Izrael, në shenjë mbështetjeje nga administrata Biden teksa kërkon të përforcojë mbrojtjen e vendit dhe të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet më tej.
Kthimi i Blinken të hënën vjen ndërsa SHBA kërkon të ndihmojë qytetarët amerikanë të bllokuar në Gaza të kalojnë të vetmen dalje të mbetur nga brezi i rrethuar, kalimin Rafah për në Egjipt. SHBA po punon gjithashtu me partnerët rajonalë për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve , përfshirë qytetarët amerikanë, të marrë nga Hamasi gjatë sulmit të tyre brutal më 7 tetor.
Më herët të hënën, zyra e kryeministrit izraelit mohoi se kishte ndonjë marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar Rafah.
Të dielën Blinken premtoi se kalimi “do të jetë i hapur” dhe se SHBA po punonte me OKB-në, Egjiptin, Izraelin dhe të tjerët për të koordinuar përpjekjet për ndihma.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 09:23 Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:15 Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:48 Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)