Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim në Gazë

20 Mars 2024 | 07:30

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të gjashtën herë që kur nisi lufta në Rripin e Gazës, në përpjekje për të siguruar një pauzë të përkohshme në luftime dhe lirimin e pengjeve.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pas një sulmi të grupit radikal palestinez në jug të Izraelit, që la të vrarë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Gjatë kësaj vizite në rajon, Blinken do të takohet me udhëheqësit sauditë në Xhedah dhe me ata egjiptianë në Kajro për të diskutuar lidhur me bisedimet që po ndërmjetësohen nga Egjipti dhe Katari për arritjen e një marrëveshjeje, por edhe për dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi do të rinisin gjatë kësaj jave në Katar, por negociatat e vështira disa javore ende nuk kanë siguruar një ujdi mes Izraelit dhe Hamasit, që Uashingtoni shpreson se do të lehtësonte krizën humanitare që ka mbërthyer Gazën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026