Administrata e Biden, Avni Spahiu: Pres të ketë një rifokusim të vëmendjes amerikane mbi Kosovën
Ish-ambasador i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu ka deklaruar për Euronews Albania se Antony Blinken, i zgjedhuri i presidentit të ardhshëm Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, është një diplomat me shumë eksperiencë.
“Tani është e qartë se Biden duke vënë skemën për administratën e re demokrate në Shtëpinë e Bardhë, është përcaktuar për njerëz me karrierë diplomatike dhe me përvojë të fortë politike në të kaluarën. Blinken që është propozuar që të jetë sekretari i ri i shtetit, ka një përvojë 20-vjeçare në bashkëpunim me Biden, por ka mbajtur poste edhe në administratën të mëparshme, si në atë të Clinton”, tha ai.
Sipas tij, Blinken e njeh shumë mirë edhe çështjen e Kosovës.
“Është një nga ata njerëz që njohin shumë mirë çështjen e Kosovës, Ballkanit dhe Europiane”, u shpreh më tej z. Spahiu.
Ai nënvizoi se pret që me administratën e re të Biden të ketë një ri-fokusim Amerikës mbi çështjen e Kosovës.
“Unë mendoj se do të ketë një rikthim normal të pranisë amerikanë në rajon, por edhe në Kosovë, sepse Kosova paraqet edhe për Amerikën një pikë të rëndësishme strategjike, një aleat të rëndësishëm. Pres të ketë një ri-fokusim të vëmendjes amerikane përmes Blinken dhe të tjerëve që janë propozuar të jenë pjesë e administratës së Biden”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Administrata Biden l Kush është sekretari i ri i shtetit dhe drejtuesja e inteligjencës kombëtare
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta