Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përsëritur se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan, nëse nuk avancohet trajtimi i grave.
Duke folur para gazetarëve më 15 gusht, në përvjetorin e dytë të kthimit të talibanëve në pushtet, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për t’i mbajtur talibanët përgjegjës për zotimet që i kanë dhënë, sidomos kur është fjala për të drejtat e vajzave dhe grave.
“Ne kemi qenë shumë të qartë me talibanët – edhe dhjetëra shtete tjera në botë kanë qenë shumë të qarta – që rruga për marrëdhënie normale me talibanët, do të bllokohet nëse të drejtat e grave dhe vajzave nuk respektohen”, ka thënë Blinken.
Deri më tani Qeverinë e drejtuar nga talibanët në Afganistan nuk e ka njohur asnjë shtet në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta