Blinken vlerëson para senatit angazhimin e administratës Trump në dialogun Kosovë-Serbi
Në seancën e tij të konfirmimit në senat, i nominuari i për sekretar shteti Antony Blinken tha se do të punojë për të rigjallëruar diplomacinë e dëmtuar amerikane dhe për të ndërtuar një front të bashkuar për t’iu kundërvënë sfidave që paraqesin Rusia, Kina dhe Irani.
Z. Blinken tha se do të punonte me aleatët, madje me përulësi. Pavarësisht kritikave me politikën e jashtme të Trump, Blinken nuk i ka kursyer dhe vlerësimet, ku ndër to ka përmendur angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa u pyet nga senatori Ron Johnson në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, Blinken tha se vlerëson atë.
“Ju përmendet edhe punën që është bërë për Kosovën dhe Serbinë. Unë e duartrokas atë. Presidenti i zgjedhur (Joe Biden) ka kaluar shumë kohë në këto vende në të kaluarën dhe mendoj se ndan bindjet për gjërat që mund të bëjmë për të ndihmuar Kosovën që të lëviz përpara dhe gjithashtu me shpresë edhe Serbinë”, tha Blinken.
Antony Blinken, 58 vjeç, është një veteran i politikës së jashtme dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në nivele të larta të sigurisë kombëtare kur z. Biden ishte zëvendëspresident gjatë administratës Obama.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta