Bllokimi i ashensorit në QSUT, nën hetim administratori dhe tekniku i firmës
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në ambientet e QSUT-së, ku nga bllokimi i ashensorit në katin -1 u dëmtua një paciente dhe punonjësi i barrelës.
Admiistratori i firmës së ashensorëve, 52-vjeçari Ardian Sulo dhe 45-vjeçari Ermal Brahja që shërbente si teknik, do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas QSUT-së incidenti ka ndodhur ‘gjatë transportit për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike’.
Në foton e siguruar nga Euronews Albania, shfaqet karroca, e cila ka ngecur në ashensor, ndërkohë teknikët kanë lyer zonën me ‘sprite’ të kuq.
Në komunikatën për mediat thuhet se pacientja pas konsultave me specialistët për këtë lëndim dhe ekzaminimet për sëmundjen, pas kryerjes së skanerit rezultoi me tromboemboli pulmonare (ngushtim i arteries).
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta