Bllokimi i fluturimeve në Rinas përplas krerët e shtetit
Për bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit nuk kanë munguar edhe reagimet nga politika.
Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook thekson se ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e trafikut ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje dhe se siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.
“I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë”, shkruan ndër të tjera Meta.
Për këtë situatë nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Twitter theksoi se “sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet”.
“Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai theksoi më tej se “organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.
Ndërsa, kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje “Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”.
“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë”, u shpreh kreu i PD-së në një postim në Twitter.
Lexoni gjithashtu:
Ministrja Balluku: Problemi i pagave në “Albcontrol” prej rënies së trafikut ajror
Ngërçi në Rinas, deri nesër në orën 10:00 të gjitha fluturimet e bllokuara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta