Bllokimi i llogarive për aksionerët, qeveria bën kthesë pas presionit të biznesit
Ministria e Financave ka kthyer mbrapsht udhëzimin, që sanksiononte bllokimin e llogarive bankare të administratorëve e ortakëve. Sipas variantit të hedhur për diskutim, Tatimet merrnin të drejtën për të bllokuar llogaritë edhe pa pasur në dorë vendimin e gjykatës, udhëzim ky që u cilësua si antikushtetues nga Biznesi.
Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga udhëzimi që i jepte kompetencë të plotë administratës tatimore që të kontrollojë dhe bllokojë llogaritë bankare të kompanive. Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë kundërshtuan në bllok nenin që sanksiononte bllokimin e llogarive bankare të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve, Ministria e Financave vendosi të tërhiqet dhe do të përmirësojë pikën 90.1 të tij.
Vetë dikasteri i tha Euronews Albania, se në vijim do të dalë me një sqarim për rastin. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, dy ditë më parë i drejtoi një letër ministres së Financave, Anila Denaj, ku shkruhej se se udhëzimi nr.44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj.
Bizneset e kanë konsideruar të papranueshëm cenimin e llogarive personale të adminstratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të Gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e detyrimeve tatimore.
Në udhëzimin e ndryshuar përcaktohej se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e papaguar i transferohet ortakut, aksionerit dhe administratorit.
Mospagimi i detyrimit në kohë, sipas procedurave të ndryshuara nga Ministria e Financave, penalizonte ortakun dhe administratorin e kompanisë, të cilëve do t’u bllokohen llogaritë dhe depozitat bankare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta