Bllokimi i targave irriton qytetarët serbë: Këto masa dëmtojnë popullin jo qeveritë

20 Shtator 2021 | 18:39

Për të shkuar deri tek pika kufitare në Jarinjë nuk u lejuan as mediat. Ndërkohë, qytetarët që udhëtonin me autobus u detyruan që të zbresin dhe ta vazhdojnë rrugën në këmbë.

Me kalimin e orëve, autokolona e mjeteve të ndalura vetëm zgjatej. Nuk munguan as ata që u kthyen prapa. Në atë pjesë ku ishte bllokuar rruga nuk u pa asnjë pjesëtar i forcave të policisë së Kosovës.

Por, prania e flamurit të Serbisë ishte pothuajse gjatë gjithë rrugës.

Megjithatë, targat si ajo e Beogradit apo ndonjë qyteti tjetër të Serbisë, nga e hëna nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Ata që duan të futen në territorin e shtetit të Kosovës do t’iu duhet të pajisen me targa të përkohshme. Këtë kishte bërë edhe një kamion që ishte nisur për në Jarinjë, por që mbeti në rrugë, peng i kolonës së krijuar pas bllokimit që i bënë rrugës disa qytetarë serbë të kësaj pjese.

Për shoferët e vonuar kjo situatë u konsiderua një marrëzi e të dyja vendeve.

“Mendoj se kjo është një marrëzi e radhës mes autoriteteve të Serbisë dhe atyre të Kosovës. Kjo më së shumti prek njerëzit e pafajshëm, kjo nuk e prek askënd në qeveri, as në Serbi e as në Kosovë. Kjo prek njerëzit si unë me kamion apo njerëzit që udhëtojnë me vetura. Pesë euro duhet të paguhen targat e përkohshme. Do të jepja dhjetë euro vetëm që të mos humbas 45 minuta në kufi me këto procedura”, thotë Danilo Liliç, qytetar serb.

Sipas një tjetër qytetari serb, Serbia dhe Kosova t’i heqin të gjitha barrierat mes tyre.

“Unë mendoj se të dyja palët duhet të heqin të gjitha barrierat, se në këtë mënyrë po krijohet rrëmujë e panevojshme, dhe mendoj se po ngrihen tensione të panevojshme. Mendoj se të dyja palët duhet të ulin barrierat dhe njerëzit të lëvizin lirshëm, të qarkullojnë, sepse kjo vetëm po e dëmtojnë popullin, asgjë tjetër”, thotë Marko Vasiç, qytetar serb.

Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë e konsiderojnë të drejtë vendimin, por ka edhe të atillë që e shohin të pakuptimtë.

“Na kërkuan që t’i ndërrojmë tabelat, deri tani kjo nuk ka qenë, si duket ka filluar sot. Krejt mbrapsht, nuk e di, si duhet të bëjmë ashtu siç thonë. Çfarë mund të bëjmë ne, populli nuk mund të bëjë asgjë. Siç urdhërojnë, ne duhet të veprojmë. Unë kam qenë për vizitë në Beograd, vëllai është dashur të më kthejë në shtëpi. Kemi mbetur një orë duke pritur, pa lidhje”, thotë Mifail Demiri, qytetar shqiptar.

“Ky vendim i drejtë është, Meqë ata na i japin tabelat andej, le t’ua japin edhe atyre të njëjta. Prej ditës së parë duhej, por s’kemi pasur qeveri, as sot s’kemi”, shprehet një tjetër qytetar i Kosovës.

Veprimin që policia e Kosovës e ndërmori sot, Serbia ka vite që e ushtron, pasi asnjë veturë e Kosovës nuk lejohet të futet pa vendosur targa provizore në Serbi.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026