Bllokimi në veri të Kosovës, Lajçak thirrje të ndalen tensionet dhe të lejohet lëvizja e lirë

21 Shtator 2021 | 17:04

Vendosja e reciprocitetit ka tensionuar marrëdhëniet Kosove-Serbi. Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë si dhe shefin e  misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Miroslav Lajcak.

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti u ka bërë të ditur bashkëbiseduesve  se në Jarinjë dhe Bërnjak, qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët. Sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”, duke shtuar se në këto pikëkalime nuk është regjistruar asnjë incident.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme ose Kosova dhe Serbia e kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë ato lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqë edhe Kosova edhe Serbia”, thuhet në njoftim.

Z. Kurti njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbledhur sot Këshillin e Sigurise. Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore, ku i është ofruar një zgjidhje kompromisi e cila është refuzuar, sipas Vuçiç  zgjidhja e ofruar poshtëronte Serbinë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë shqetësuar edhe Bashkimin Evropian.  I dërguari  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është  takuar gjatë ditës me ambasadorët e BE ku i ka informuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në një reagim ne Twitter, Lajçak thekson se eshtë e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet Lëvizja e Lirë.

“Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026