“Blloko gjithçka” tensionon Francën, mobilizohen 80 mijë policë për 10 shtatorin
Franca përgatitet për trazira të mundshme më 10 shtator, në kuadër të lëvizjes sociale “Blloko gjithçka”, e cila po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau ka njoftuar mobilizimin e rreth 80 000 efektivëve të policisë dhe xhandarmërisë, për të parandaluar çdo formë dhune, bllokimi rrugësh apo sabotimi.
“Nuk do të tolerojmë asnjë veprim të paligjshëm. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, por jo të paralizojnë vendin,” deklaroi ministri në një intervistë për “France 2”.
Ai theksoi se forcat e rendit do të veprojnë me vendosmëri dhe do të kryejnë arrestime në rast shkeljesh.
Retailleau kritikoi ashpër lëvizjen e ekstremit të majtë “La France Insoumise” dhe udhëheqësin e saj, Jean-Luc Mélenchon, duke i akuzuar se po “nxisin klimë kryengritjeje”.
Ai paralajmëroi se organizata të dhunshme, të organizuara përtej strukturave politike e sindikale, po përpiqen të përshkallëzojnë tensionet.
Shërbimet sekrete franceze theksojnë vështirësinë në parashikimin e veprimeve, pasi lëvizja është horizontale dhe pa një lidership të qartë.
Ndër veprimet e pritshme përfshihen bllokimi i rafinerive, stacioneve të trenave, autostradave dhe sabotimi i kamerave të shpejtësisë.
Nga ana tjetër, vetë Jean-Luc Mélenchon akuzoi ministrin e Brendshëm se është “në luftë me popullin francez” dhe u bëri thirrje protestuesve të veprojnë “në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar”.
Lëvizja “Blloko gjithçka” po krahasohet me protestat e Jelekëve të Verdhë, që shpërthyen në Francë në vitin 2018, gjithashtu të nisura në mënyrë të decentralizuar përmes rrjeteve sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë
Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 12:59 Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë
- 12:58 Vala rekord e të nxehtit në Spanjë, shkaku i mbi 1,000 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi