Kapen 17 kg heroinë në portin e Durrësit
Mbrëmjen e kësaj të shtune në portin e Durrësit janë kapur 17 kilogramë heroinë. Policia thotë se kamioni në të cilën gjendej droga është bllokuar fillimisht në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa më pas është transportuar drejt portit të Durrësit për t’iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.
Pas kontrollit, Task-Forca e specializuar konfirmoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilogramë heroinë.
Polica ka vënë në pranga shoferin e mjetit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative të trafikimit të lëndëve narkotike.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi, raporton se kamioni drejtohej nga një vlonjat, por tentativa e tij për të kaluar drejt Mali të Zi dështoi.
Shoferi 55-vjeçar S.P ka mohuar kategorikisht të kishte dijeni për lëndën narkotike, e cila u gjet e fshehur në sabratorin e kamionit, ndërsa ka pohuar se po udhëtonte drejt Mal të Zi për të blerë mallra.
Ky rast nuk është i izoluar pasi pak ditë më parë u sekuestruan 300 kg kokainë, sasi kjo, e cila ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe që po kalonte transit në vendin tonë.
Kamioni i drejtuar nga Nazif Ajrofski ishte i ngarkuar me hekur dhe kishte destinacion Napolin në Itali.
Në portin e Durrësit janë bllokuar gjatë viteve të fundit sasi rekord kokaine. Në vitin 2018, u bllokua një sasi prej 613 kg kokainë. Në maj të këtij viti, në një kamion që kaloi nga Porti i Durrësit me destinacion Kosovën, u bllokua një sasi prej 150 kg kokainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta