Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara në Durrës

19 Shkurt 2026 | 08:23

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur këtë tw enjte një rast të cënimit të pronësisë intelektuale, duke bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme që mbanin marka të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

Mallrat u zbuluan gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara nga strukturat përgjegjëse, të cilat evidentuan dyshime për shkelje të të drejtave të markave tregtare dhe të pronësisë intelektuale.

Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të mallit, ndërsa kanë nisur edhe procedurat përkatëse ligjore për verifikimin dhe ndjekjen e mëtejshme të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026