Bllokohet jahti malazez që shkeli perimetrin në Dhërmi
Policia e Vlorës bllokoi mesditën e së premtes një jaht pasi shkeli kufirin e lejuar të sigurisë për mjetet lundruese.
Jahti drejtohej nga një shtetas malazez dhe është ndaluar në Dhërmi.
Përveç bllokimit të jahtit, policia gjobimi drejtuesin me 100 mijë lekë
Edhe Policia e Velipojës ka bllokuar për një muaj një mjet tjetër lundrues. Pronari i mjetit, i cili lundronte duke shkelur perimetrin e sigurisë, kundërshtoi bllokimin duke mos vënë në dispozicion dokumentet e mjetit. Drejtuesi u gjobit me 50 mijë lekë.
Që prej aksidentit në plazhin e Potamit, ku ish-komisari i policisë Arjan Tase i mori jetën një vajze 7-vjeçare, kontrollet e policisë kufitare ndaj mjeteve lundruese janë shtuar.
Gjatë ditës së djeshme, 3 drejtues mjetesh janë gjobitur me nga 10 mijë lekë në bregdetin e Vlorës për shkelje të rregullave të lundrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta