Bllokohet qarkullimi i makinave në Llogara prej reshjeve të dëborës

15 Mars 2021 | 12:25

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokim të automjeteve që kalonin qafën e Llogarasë ditën e sotme. Këto pamje të ardhura pranë redaksisë së Euronews Albania shfaqin qytetarë të cilët e kanë pasur të pamundur kalimin me automjetet e tyre prej situatës së krijuar në rrugë nga kushtet atmosferike.

“Prej tre orësh vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Dukat-Qafa e Llogorasë. Prej më shumë se katër kilometrash ky aks rrugor është i pakalueshëm nga prania e dëborës në rrugë,” raporton korrespondetja e Euronews Albania në Vlorë, Ebrieta Maçaj.

Moti i përkeqësuar i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve në marrjen e zinxhirëve. Ndërkohë dy borëpastruesit dhe një fadromë e ndodhur në terren po hasin vështirësi në ndërhyrje pasi rruga është e bllokuar si pasojë e trafikut të rënduar.

Prefektura e qarkut Vlorë ka pohuar situatën duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në zonë.

“Rreshjet me intensitet të dëborës në Llogara kanë rritur angazhimin e firmës kontraktore dhe Policisë Rrugore për të përballuar këtë situatë në të gjithë aksin rrugor Orikum-Llogara-Palasë,” shkruan në Facebook, prefektura e Vlorës.

Emergjencat civile pranë prefekturës së qarkut bëjnë me dije se situata është drejt normalizimit, mësuan gazetarët tanë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026