BMW zgjedh Kolonjën, turi GS Trophy për herë të parë në Evropë

9 Shtator 2022 | 14:10

Kompania prestigjioze e motorëve BMW organizon për herë të parë në Evropë turin e garave me motorë. Drejtuesit e kësaj kompanie zgjodhën Kolonjën për të çelur siparin e turneut BMW Motorrad.

“Vij nga India, po kënaqemi shumë, koha është e mirë ndërkohë që në Shqipëri më mahnit mikpritja e njerëzve dhe ushqimi. Këtu në Kolonjë pamja është e mrekullueshme”, – thotë një motorist.

“Vij nga Holanda, vend fantastik dhe shumë rrugë me të bukura sesa vendi ynë. Njerëzit janë miqësor dhe ushqimi është shumë i shijshëm”, – shprehet një tjetër.

Në shenjë mirënjohjeje falë bashkëpunimit, pjesëtarë të BMW Motorrad dhuruan 2000 fidanë pisha për qytetin e Kolonjës.

“Jemi të lumtur që po mbajmë këtë aktivitet në Shqipëri, hera e parë që jemi në Europë, zgjodhëm Shqipërinë. Vend shumë i bukur për motoristet, njerëz nga e gjithë bota kanë ardhur këtu, nga 31 vende të cilët janë mahnitur nga Kolonja dhe Shqipëria. Gjëja që me pëlqeu me tepër në Kolonjë është zyra e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Ralf Rodepeter.

Kryebashkiaku Erion Isai tregon se është privilegj që kjo garë prestigjioze mbahet në Shqipëri.

BMW Motorrad është një nga turet më të mëdha botërore për motoristët që do të mbahet për 7 ditë në Shqipëri ku do të marrin pjesë 57 motoristë, 21 skuadra dhe 126 motorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026