Bojkoti i kampionatit, reagon FIFA & UEFA: FSHF dhe qeveria të gjejnë zgjidhje
FIFA dhe UEFA kanë reaguar për bojkotin e kampionatit të Kategorisë Superiore përmes një letre të dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.
Në këtë letër dy institucionet më të rëndësishme të futbollit në botë inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirës, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet dhe më konkretisht kërkesat e klubeve të futbollit.
Gjithashtu, FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në që të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë sa më parë.
“FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të mëtejshme. Në këto kohë të vështira, fuqia e futbollit për të sjellë gëzim, frymëzim dhe shpresë për njerëzit duhet të mbështetet plotësisht”, thuhet në letër.

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta